Në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, Forca e Sigurisë së Kosovës dhuroi 2000 maska mbrojtëse anti Covid-19, të cilat do të përdoren me qëllim mbrojtjen e të dënuarve dhe punonjësve në Q.K. Smrekonicë.
Donacionin e dhuruan oficerët e FSK-së, Rreshter major, Hakif Lestrani dhe Tetar Edmond Krasniqi , ndërsa në emër të QKS-së u pranua nga Mbikëqyrësi i Lartë për Siguri, Agron Thaçi, i cili gjatë pranimit falënderoi përzemërsisht pjesëtarët e FSK-së të rexhimentit të tretë të Kompanisë së Forcave Tokësore në Mitrovicë, duke vlerësuar lartë kontributin e FSK-së në shtimin e masave mbrojtëse anti Covid -19 edhe në Qendrën Korrektuese Smrekonicë.
Donacionet e tilla janë të mirëseardhura për institucionet korrektuese, duke pasur parasysh situatën aktuale me Pandeminë Covid – 19 në vend, thuhet në postimin në Facebook të ShKK-së.