Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 shtator 2021 do të mbahet ankandi i katërmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milion euro.
Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.