Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria ndanë 2 milionë euro për bursa në STEM dhe trajnime në TI

Sht 22, 2021

Rritja e punësimit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë, e fitimi i aftësive të punës është kyç që të rinjtë e vendit të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës. Për këtë arsye, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, sot në Mbledhjen e 36-të të Qeverisë, u ndanë 2 milionë euro për operacionalizimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes kësaj mase synohet mbështetja financiare e studentëve përmes bursave, si dhe aftësimi i të rinjve për punësim në fushën e Teknologjisë Informative. Përkatësisht, në zbatim të Masës 1.5 u ndanë një milion euro (1,000,000 €) për subvencionimin e bursave për vajzat në fushën e STEM-it (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, dhe Matematikë) dhe një milion euro (1,000,000 €) për trajnimin e të rinjve maturantë në fushën e TI-së.

Në linjë me Programin e Qeverisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar që të ndërmarrë hapat e nevojshëm që talentet e reja të orientohen në fusha me interes publik, e në të njëjtën kohë që kanë kërkesë të lartë në treg. Andaj, MFPT do të vazhdojë zhvillimin e politikave publike te cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në rritje të punësimit e ngritje të mirëqenies qytetare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM