Në Gjakovë, sot në dy vend-lokacione u realizuar Ushtrimi Fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti I KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter, zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Ky ushtrim organizohet çdo vit, nën drejtimin e KFOR-it në bashkëveprim dhe koordinim me institucionet vendore të sigurisë të nivelit qendror, rajonal dhe lokal, përveç vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.
Me këtë rast, gjeneral Schopf, në cilësi të drejtorit të ushtrimit, në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi se fokusi i këtij ushtrimi, sikur edhe viteve tjera, është në rritjen e shkallës së ndërveprimit dhe bashkërendimit në mes institucioneve dhe organizatave të sigurisë në vendin tonë.
“Mësimet e nxjerra nga ky ushtrim duhet të shërbejnë për avancimin e përmbajtjes së Planit të rishikuar për Reagim Kombëtar” theksoi mes tjerash gjeneral Schopf.
Sipas tij, këtë vit, përgjegjësinë kryesore të procesit planifikues e ka bartur FSK dhe gradualisht, do të realizohet edhe tranzicioni i rolit udhëheqës të këtij ushtrimi te partnerët vendor.
Ai në fund falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për performancën e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit, duke veçuar rolin e veçantë të pjesëtarëve të FSK-së.
Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij, elaboroi procesin planifikues, njësitë e angazhuara dhe angazhimet specifike të njësive specialistike në vend-incidente gjatë ushtrimit duke shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëveprimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera të sigurisë në vend në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.
Në fund ai theksoi se FSK, në kuadër të misionit dhe detyrave të saj ligjore, angazhohet vazhdimisht në mirëmbajtjen dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të specializuara për përmbushjen me sukses të plotë të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile të vendit, në nivelin qendror, rajonal dhe lokal, thuhet nlë komunikatlën plër media e Ministrislë slë Mbnrojtjes.