Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Bashkëpunimi institucional është çelësi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Sht 23, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me ftesë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë/ Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka marrë pjesë në lansimin e Udhëzuesit të Veçantë kundër Korrupsionit.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Haxhiu e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm këtë Udhëzues të veçantë për politikat ndëshkimore i cili sipas saj, do të jetë shumë i vlefshëm për secilin person që është pjesë e sistemit të drejtësisë e që merret me  luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për ministren Haxhiu, çelësi i luftës kundër krimit të organizuar  dhe korrupsionit është padyshim bashkëpunimi institucional.

“Si Ministri e Drejtësisë, zotohem që nuk do të mungojë në asnjë moment bashkëpunimi i Ministrisë me institucionet e drejtësisë me qëllimin  kryesor që t’i fuqizojmë këto institucione. Si ministre e Drejtësisë, do të angazhohem fuqishëm, që brenda kompetencave tona, t’i fuqizojmë institucionet e drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, qoftë përmes projektligjeve, udhëzimeve të ndryshme, akteve nënligjore por po ashtu edhe përmes buxhetit”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka theksuar se mbetet e angazhuar në çështjen e buxhetit për sistemin e drejtësisë meqenëse deri më tani shuma e ndarë ka qenë jo më shumë se 2% e totalit buxhetor. Ministrja ka zhvilluar disa takime me kryesuesit e Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor për të kuptuar se cilat janë nevojat që kanë institucionet e drejtësisë në raport me buxhetin në mënyrë që ato të përfshihen në draftimin e ri të buxhetit për vitin 2022.

Sipas ministres Haxhiu, për të pasur institucione të fuqishme të drejtësisë, institucione efikase të cilat trajtojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në mënyrë të barabartë, atëherë është shumë e rëndësishme që institucionet e drejtësisë të mbështeten përmes  buxhetit.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar të gjithë akterët relevant të cilët janë angazhuar në hartimin e këtij udhëzuesi dhe njëherit ka bërë thirrje që të gjithë ata të cilët merren direkt me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, t’i ndihmojnë vendit duke luftuar krimin e organizuar e korrupsionin si dhe duke nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM