Build Skills with our trainings

Sign up now!

Evokime kujtimesh në 30-vjetorin e kumtimit të rezultatit të referendumit për Kosovën sovrane

Sht 30, 2021

Në shtëpinë e Ramadan dhe Ali Latifit, në rrugën “Haxhi Zeka”, në lagjen Kolovicë, të Prishtinës, para saktësisht 30 viteve mblidheshin raportet përfundimtare të referendumit të vitit 1991 për Kosovën sovrane.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ish-presidenti, prof. dr. Fatmir Sejdiu, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi e veprimtarët, Hanëmshahe Ilazi, Sanie Zeqiri dhe Hamdi Gërvalla, evokuan kujtime nga ajo kohë në të njëjtën shtëpi.

Më 30 shtator 1991, në mbarë Kosovën u kumtua rezultati i referendumit tre ditor. Nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë 87.19%, prej të cilëve 99.87% u deklaruan për Kosovën sovrane. Për tri ditë me radhë punuan shumë qytetarë e ishin arrestuar 63 aktivistë, ndërkaq në Leshan të Pejës, do të qëllohej për vdekje nga forcat serbe avokati Mikel Marku.

Kryeministri Albin Kurti shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e atij referendumi që ndodhet si vlerë në themelet e pavarësisë së shtetit tonë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM