Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përdorimi i kompjuterit – sfidë për mësimdhënësit

Nën 4, 2019

Ismajl Krasniqi, mësimdhënës në një shkollë të mesme të ulët thotë se kompjuterin e përdor më tepër për planifikimin e planeve mësimore. Ai si shumë mësimdhënës të tjerë mendon se është e nevojshme përdorimi i kompjuterit që të jenë në hap me kohën.

Është jashtëzakonisht e nevojshme sepse pa njohjen e kompjuterit nuk është në trend me kohën e në veçanti duhet ta njoh metodologjinë hulumtuese të dijë se në çfarë ëebsajte të kërkoj për tema të caktuara” , thotë Krasniqi.

Edhe ai sikur shumë mësimdhënës të tjerë ka kryer trajnime për përdorimin e kompjuterit, me ndihmën e së cilit çdo mësimdhënës e bën orën mësimore më intereaktive dhe më interesante.

Në një anketë të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)  me grupmoshat 16 – 74 vjeç lidhur me Përdorimin e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2017, ku shihet se shumica prej të 61.3% e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në kompjuterë, përderisa 38.7% e tyre janë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë lloj pajisje kompjuterike ( si: desktop, laptop, netbook, tablet), duke përjashtuar edhe telefonat e mençur. Ndërsa qasjet në internet në shtëpi nga çfardo lloj pajisjeje kanë pasur 88.8% të ekonomive familjare. Kurse përdorimi i kompjuterit dhe internetit nga individët rezulton të jetë 38.7% , ndërsa përdorimi i internetit 82.9%.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  (MASHT) thuhet se shumica e mësimdhënësve janë  të trajnuar për përdorimin e kompjuterëve sidomos ato programe që janë të domosdoshme. Ata nuk kanë dashur të përgjigjen rreth numrit të saktë të mësimdhënësve që janë trajnuar dhe nga cilat vende kanë qenë. Në pyetjen se “A ka pasur mësimdhënës që kanë hezituar të kryejnë trajnime për kompjuterë?

“Në përgjithësi nuk ka pasur. Nëse ka pasur ndonjë rast që ka hezituar të trajnohet mendoj që kanë mundur me qenë mësimdhënës të moshave më të vjetra se 60 vjet”, thotë Rexha udhëheqës i departmentit të Arsimit Parauniversitar.

Sipas tij të gjitha shkollat është e domosdoshme të kenë kompjuter dhe po ashtu të kenë edhe kabinete të informatikës.

Lidhur me këtë Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) thotë  se në Kosovë pothuajse të gjitha shkollat janë të pajisuara me kompjuterë. Sipas tyre mënyra e përdorimit të tyre varet nga shumë faktorë siç janë: mundësia për të pasur lidhje të rregullt interneti, klasa e pajisur e cila mund të shfrytëzohet nga mësimdhënës të lëndëve të ndryshme gjithashtu edhe nga vullneti i mësimdhënësve .

“Megjithatë ka pasur raste kur projekte të ndryshme kanë investuar në shkolla për teknologji të reja të mësimdhënies dhe nuk janë përdorur mjaftueshëm nga mësimdhënësit e shkollave” .

Sipas Ardita Kabashit, menaxhere e projekteve në Qendrën për Arsim të Kosovës, futja në përdorim e kompjuterëve nëpër shkolla ka kontribuar për një përdorim më të madh nga mësimdhënësit. Sipas saj, trajnimet ju ofrohen të gjithë personelit mësimor pavarsisht se nga cili vend janë. Qendra për Arsim e Kosovës ofron trajnime të shumta për mësimdhënës kryesisht në fushën e Edukimit si: Përdorimi i teknologjisë informative  në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhës angleze.

Edona Fondaj – Berisha, mësimdhënëse e Gjuhës Angleze përdorimi i kompjuterit ka mundësuar që ajo të përmirsoj metodat e mësimdhënies dhe që nxënësit ta duan më shumë lëndën e saj për shkak të përdorimit të teknologjisë si psh . projekorit përmes së cilit ajo e shpjegon njësinë mësimore. Trajnimi për kompjuterë i ka mundësuar asaj që të jetë në hap me kohën dhe që të zëvendësojë metodat klasike me metodat moderne të mësimdhënies.

Kompjuteri cilësohet si një ndër sukseset më të mëdha të njerëzimit si dhe arritje e nivelit tepër të lartë teknologjik. Qysh prej disa vitesh kompjuteri është bërë partneri dhe bashkepunëtori i ngushtë në punën e çdo individi.

Lidhja e TIK – ut me fushat e tjera pasuron situatat e mësimit në të cilat nxënësi zhvillon kompetencat e tij. Përdorimi i teknologjisë në fushat si (“Gjuhët dhe komunikimi”, “Matematikë”, “Shkenca natyrore”, etj) ndihmon në përvetsimin më mirë të lëndëve të tjera nga nxënësi duke i bërë ato më të kuptueshme dhe më efektive.

Përdorimi i TIK-ut duhet të shihet si një mjet që i ndihmon nxënësit të përqendrohen më gjatë në klasë pasi informacioni mund të transmetohet në forma të ndryshme: audio- vizive (eksperimentet virtuale, filmat dokumentar, prezantime Power Point, postera, përdorimi i Word, etj).

Qëndresa Shabani, nxënëse e shkollës ”Hasan Prishtina” thotë se pajisjet teknologjike na ndihmojnë që njësia mësimore të jetë më e kuptueshme.

“Shumë pak arsimtarë e përdorin kompjuterin në orë të mësimit, edhe nëse e përdorin s’ka pajisje teknologjike si projektori që të realizojnë njësinë mësimore. Tek shkolla jonë mungojnë këto mjete përveç disa kompjuterëve që ka kabineti i informatikës”, thotë ajo.

Në Shtetet e Bashkuara përmes teknologjisë së ndryshme duke përfshirë dronët, superkompjuterët për të menaxhuar përmbytjet.

Po ashtu edhe në shumë vende të Europës pajisjet teknologjike si: iPads, Tabletat dhe Projektorët janë pjesë e përditshme e jetës dhe punës së tyre, te ne mbetet ende sfidë pajisja e shkollave me projektor e mjete teknologjike, kurse në disa shkolla në vendet rurale edhe me kabinete të informatikës.

Safete Gashi Zahiri

Ky artikull është prodhuar nga KosovaLive në kuadër të projektit Womedia i cili financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation dhe implementohet nga Enhancing Youth Employment.Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e donatorëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM