Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK tejkalon projeksion, mbledh afër 45 milionë € më shumë

Tet 5, 2021

Administrata Tatimore e Kosovës si njër ndër institiucionet kryersore të mbushjes së buxhetit të Republikës së Kosovës, ka vazhduar edhe më tej në tejkalimin e objektivave të parapara, më thekës të veçant në inkasimin e të hyrave për periudhen  janar-shtator 2021.

Janë 44.8 milion euro  apo 11.2% të hyra tatimore të inkasuara për periudhen janar-shtator 2021, të cilat shifra kanë tejkaluar pritshmërit krahas planifikimeve të parapara. Më tej statistikat tregojnë që ATK ka punuar me përkushim në arritjën dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbedh në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjt të viti të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe ne raport me periudhën e njejtë te vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %.

Një nivel si ky i arritjesë së inkasimi të të hyrave, reflekton në zvoglim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabart në sisitemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve, ulje të nëndeklaruesve, si dhe përkushtim profesional të stafit të ATK-së në zhvillimin e aktiviteteve sipas hartimit të planeve të punës dhe Strategjisë së Përmbushjes. Strategji kjo e cila është e orientuar në krijimi e një mjedisi përmbushës, duke lehtësuar procesin e përmbushjes përmes ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre ligjore. Ndërsa, në anën tjetër zbatimi i forcës së ligjit bazuar në rrezik përmes identifikimit dhe trajtimit të të gjithë atyre tatimpaguesve të cilët hezitojnë apo kanë vendosur të mos përmbushin detyrime e tyre ligjore, thuhet në faqen zyrtare të ATK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM