Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë po jetësohet

Tet 11, 2021

Ministri i Financave,Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur në lidhje me pakon e ringjalljes ekonomike ku ka dhënë detaje për masën 1.4 e skemës së punësimit të garantuar për të rinj.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se zhvillimi i platformës po bëhet nga kompania vendore, dhe me mbështetje financiare të Helvetas zvicerane dhe së shpejti do të angazhojnë 100 të rinj për të mbështetur ATK-në në fushatën e formalizimit. Secila e re dhe secili i ri që hyn në tregun e punës, do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.

 

Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë po jetësohet

 

Aktualisht jemi në zhvillim të platformës përmes së cilës do të mundësohet automatizimi i tërë procesit. Zhvillimi i platformës po bëhet nga kompania vendore, dhe me mbështetje financiare të Helvetas zvicerane.

 

Po ashtu, kemi siguruar mbështetje edhe për financim të skemës nga donatorë tjerë, dhe presim që muajve në vijim mbështetja të rritet.

 

Pilotimin me sektorin publik do ta bëjmë me ATK-në, ku së shpejti do të angazhojmë 100 të rinj për të mbështetur ATK-në në fushatën e formalizimit.

 

Ndërsa pilotimin me sektorin privat do ta nisim me sektorin e IT-së, që do të fillojë sapo të funksionalizohet platforma.

 

Secila e re dhe secili i ri që hyn në tregun e punës, do ta ketë punën e parë të garantuar nga shteti.

 

Edhe një premtim drejt realizimit!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM