Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Zicherman: Bashkëpunim për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve

Tet 11, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, të cilën e ka përgëzuar dhe për detyrën dhe i ka uruar sukses në angazhimin e saj.

Më tej, Osmani ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in.

Në këtë kontekst presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e krijimit të mundësive për edukimin e hershëm të fëmijëve, sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Më tej, presidentja Osmani potencoi rëndësinë e ngritjes së kualitetit të shërbimeve mjekësore për fëmijë, mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe grupet e margjinalizuara.

Kurse drejtoresha e re e UNICEF-it, Zicherman ka falënderuar presidenten Osmani për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve, zhvillimin  e fëmijërisë se hershme, gjithëpërfshirjen dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM