Build Skills with our trainings

Sign up now!

Njësia e FSK-së fiton medaljen e argjendtë në ushtrimin ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar

Tet 11, 2021

Në konkurrencë me mbi njëqind ekipe të forcave të shteteve të ndryshme të botës, njësiti i FSK-së zuri vendin e dytë dhe fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin  prestigjioz ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky ushtrim tejet sfidues organizohet për çdo vit ne Uells të Mbretërisë së Bashkuar ku marrin pjesë njësitet më të mira nga ushtria britanike nga shumë vende të tjera.

Falë bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, kjo është hera e katërt që pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë duke arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte edhe atasheu ynë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, nënkolonel Beton Retkoceri dhe këshilltari i KOMFSK-së, nënkoloneli britanik, Martin Browning.

Gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol” njëherazi është ushtrim i fokusuar në mision dhe i bazuar në skenar.

Edhe pse nuk është garë, performanca e njësisë vlerësohet gjatë gjithë kohës dhe më të mirët shpërblehen me medalje.

Ky ushtrim këtë herë ka përfshirë kalimin e distancës rreth 60 kilometra ku secili pjesëtar bartë 35 kilogram peshë dhe gjatë tërë kohës vlerësohen në shkathtësitë e luftimit të afërt, ndihmën e parë, identifikimin e armëve, automjeteve, minave, materieve të rrezikshme etj, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM