Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK: Më 18 tetor të ajrosen e dezinfektohen shkollat 

Tet 12, 2021

SBASHK-u përkrah propozimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që të hënën e 18 tetorit mos të mbahet mësimi në shkollat e Kosovës, por ajo ditë të shfrytëzohet për ajrosjen dhe dezinfektimin e gjithë ambienteve shkollore me qëllim që të krijohen parakushtet për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe punëtorëve arsimor.

Ky propozim është i qëlluar ngase të dielën e 17 tetorit  ambientet e shkollave do të përdorën  për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale dhe në ambientet e tyre do të kenë prani të shumë votuesve dhe ekziston frika e arsyeshme se virusi  mund të vij dhe të mbetët në shkollë dhe të rrezikojë  pastaj shëndetin e nxënësve dhe gjithë personelit të shkollës dhe kjo do të bënte që të kemi edhe cenim të procesit mësimor, i cili për momentin ka rrjedhë të mbarë. 

SBASHK-u beson se edhe MASHTI do ta analizojë drejt çështjen dhe do të sjell vendim meritor lidhur me të hënën e 18 tetorit dhe do të mbështes  Drejtoritë Arsimore që ato ta monitorojnë situatën dhe të kontribuojnë që shkollat të jenë të përgatitura e të sigurta për  të vazhduar me procesin mësimor, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM