Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Spanca: Përmbushje e mandatit kushtetues e ligjor të ZKA, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet

Tet 19, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.  Presidentja Osmani i ka uruar detyrën Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë.

Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Ajo po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme Spanca ka njoftuar Presidenten Osmani lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.

Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM