Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar për veprën penale, keqpërdorim i fëmijëve në pornografi

Tet 20, 2021

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas pranimit të informatave paraprake dhe hetimeve të zhvilluara kanë identifikuar një person të dyshuar, për të cilin dyshohej se kishte konsumuar veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

Hetuesit policorë të DHKO-së, kanë arritur që pas hetimeve dhe lokalizimit të personit të dyshuar: I.G., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), të njëjtin ta arrestojnë dhe ta intervistojnë në cilësi të të dyshuarit.

Personi i arrestuar dyshohet se ka poseduar materiale (foto dhe video) me përmbajtje abuzuese seksuale me fëmijë. Këto materiale, duke përdorur aplikacione për komunikim online, i ka shkarkuar dhe i ka shpërndarë edhe me persona tjerë. Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon celular dhe një laptop.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM