Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU ”Prishtina” dhe UNICEF bashkë për të rinjtë e Republikës së Kosovës

Tet 22, 2021

Në vazhdimësi të iniciativave të menaxhmentit të KRU ”Prishtina” sh.a. është edhe ofrimi i mundësive për rininë tonë në sektorin e ujit, respektivisht në shërbimet e ujësjellësit dhe kanailizimit, sipas marrëveshjes me UNICEF për angazhimin e praktikantëve me pagesë. Me këtë rast, praktikantëve u është ofruar mundësia që gjatë apo edhe pas përfundimit të shkollimt bazik, të shohin dhe të përballen edhe me praktikë në lëminë e tyre adekuate.

Sipas UD kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, kjo nuk do të jetë mundësia e vetme sepse e njëjta gjë është bërë parparakisht edhe me Universitetet e Republikës së Kosovës, si Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, me rastin e nëshkrimit të kontratave Xhafa i ftoi të rinjtë që të bashkëngjiten edhe në Grupin e Profesionistëve të rinj të Ujit, grup në kuadër të SHUKOS-it, e cila është një përvojë e shkëlqyeshme për mësim të mëtutjeshëm.

Përfaqësuesit e UNICEF falënderuan Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mundësitë e ofruara për rininë e Republikës së Kosovës.

Ua kujtojmë se, javë më parë kishim kënaqësinë të lansojmë mundësi të reja për praktikë me pagesë në ” KRU Prishtina ” sh.a. , falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Organizatat Ndërkombëtare, me UNICEF dhe programin ” Kosovo Generation Unlimited “.Arritëm që të krijojmë mundësi për praktikë pune me pagesë për 20 persona / të rinj e të reja,  të cilët tashmë veq janë bërë pjesë e punës në KRU “ Prishtina ”sh.a. për një periudhë tre (3) mujore, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM