Build Skills with our trainings

Sign up now!

FSK-së iu shtuan edhe 180 ushtarë të rinj

Tet 22, 2021

Ceremonia e betimit të rekrutëve të 180 rinj u mbajt sot në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj.

Prezent në këtë ceremoni ishin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Me këtë rast, presidentja Osmani u shpreh se, si komandante supreme e FSK-së është krenare që po e sheh çdo ditë përparimin e FSK-së.

“Këta 180 rekrutë janë ushtarë të Republikës së Kosovës, shtetit të pavarur, sovran e me territor të pacenueshëm. E ardhmja garantohet duke ndërtuar këta, prandaj sot po zgjerohet baza e forcave tona të armatosura. Forca jonë është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”, tha presidentja Osmani gjatë kësaj ceremonie.

Gjithashtu, ajo u shpreh e kënaqur me prezencën e vajzave dhe grave në mesin e rekrutëve të rinj.

“Jam krenare që në mesin e rekrutëve shoh 12 gra. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave nuk është nevojë por edhe domosdoshmëri”, theksoi më tej ajo.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Albin Kurti, iu drejtua rekrutëve të rinj duke u thënë se duke qenë pjesë e FSK-së, përveç privilegjit, tash e tutje do t’i shërbeni institucionit më të besueshëm në vend.

“Ju keni nderin t’i shërbeni vendit tuaj përkrah aleatëve, ushtarëve të NATO-s, në shërbim të paqes dhe sigurisë globale”.

Më tej, kryeministri Kurti theksoi se qeveria e udhëhequr nga ai është e përkushtuar për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në fjalën e saj, komandantja e KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu theksoi se kjo gjeneratë e rekrutëve është një nga gjeneratat me rezultatet më të mira që ka pasur KDS dhe se ka vendosur një standard të ri të performanës.

Certifikimi i 180 ushtarëve të rinj është në kuadër të ngritjes dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të nevojshme operacionale, bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM