Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBAShK: Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata 

Tet 28, 2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar duke thënë se tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë  kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg takimet  e organeve vendimmarrëse për të shpallur  veprime sindikale

Nuk  duam të flasim për sindikatat tjera dhe veprimin e tyre nëpër vite, por SBASHK-u ka një aktivitet më shumë se 30 vjeçar. U krijua në momentin kur duhej krijuar diga mbrojtëse të arsimit shqip kundër furtunave të pushtuesit serb kundër arsimit shqip. Kjo sindikatë në ato vite të vështira dhe falë edhe mbështetjes së miqve ndërkombëtar kreu misionin e saj duke prezantuar gjendjen tepër të  vështirë në arsimin e Kosovës edhe në Asamblenë e UNESKO-s  në vitin 1993,  për të vazhduar me angazhimet edhe në vitet  tjera në nën okupim. Kjo sindikatë me mbështetjen e miqve ndërkombëtar dha kontribut edhe në kthimin e ziles dhe buzëqeshjes në fëmijëve në shkollat tona në vitet e para të pasluftës.  

SBASHK, krahas këtyre angazhimeve, kishte bërë edhe shumë përpjekje për të ngritur pozitën ekonomike të të punësuarve në arsim sepse pas lufte për të punësuarit në arsim flitej se janë të varfrit e që kërkojnë të marrin artikuj ushqimor në pritje deri në pagën e radhës. 

Qeveritë e Kosovës e kuptuan këtë realitet dhe vazhdimisht e në takime me SBASHK u angazhuan të përmirësojnë gjendjen e të punësuarve në arsim.

Kishte përplasje e debate të nxehta, por Qeveritë nuk i iknin takimeve e dialogut dhe u shënuan përmirësime e realizime të kërkesave të  të punësuarve në arsim, që po prezantoheshin nga SBASHK. 

Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte  edhe greva, si ajo  në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet  e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk  duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi.

Mirëpo, kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë  në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata  dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së  takimeve të Ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që nuk e kreu as edhe një herë deri tani.

Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojnë dhe janë ato, si SBASHK-u, që kanë  bërë edhe veprime sindikale deri në grevën e përgjithshme për plot tri javë në tërë sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur anëtarësinë  për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë  kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale, pra edhe për greva në tërë sistemin  arsimor. E atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk  ka sindikata, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM