Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Qeveria është në anën e prodhuesve

Tet 29, 2021

“Sektori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse përveç që prodhon e siguron ushqim, krijon edhe vende pune”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Kurti teksa listoi të arriturat në këtë fushë dhe shprehu mbështetjen për prodhuesit vendorë, tha po ashtu se vizioni ynë është për një bujqësi e agroindustri të qëndrueshme, që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit.

Pas tetë viteve pa strategji, kryeministri Kurti, theksoi se Qeveria ka hartuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 dhe është duke e finalizuar Strategjinë 10- vjeçare për pylltarinë 2021-2030.

 “Thirrjet për subvencione vitin e ardhshëm do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe do të përmbyllen deri në mes të prillit. Sepse investimet në këtë sektorë kaq të rëndësishëm kërkojnë vëmendje dhe kohë në planifikim e zbatim.  Ministrinë e kemi gjetur me 40 milion euro obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve, të cilat i kemi adresuar.  Me buxhetin e ri të Qeverisë së re, vitin 2022 do e fillojmë me zero obligime financiare karshi fermerëve. Ndërkaq përkrahja e cila për një vit kalendarik e arriti vlerën mbi 50 milionë euro, vitin e ardhshëm do te rritet me 11 milionë euro buxhet shtesë për fermerët e prodhuesit vendorë nënvizoi kryeministri Kurti.

 Më tej, kryeministri Kurti u shpreh se si qeveri kanë aplikuar në garë ndërkombëtare, për afro 20 milionë euro grant në programin për Bujqësi Globale dhe siguri ushqimore, Qeveria është në anën e prodhuesve, tha ai.

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, shtoi se zhvillimi dhe implementimi i politikave të favorshme bujqësore janë prioritet i tij, derisa përmendi gjithë punën që është bërë përgjatë 8 muajve qeverisje për të arritur deri këtu ku janë sot, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Sektori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sepse përveç që prodhon e siguron ushqim, krijon edhe vende pune.

 

Pandemia e ka validuar peshën e madhe që ka zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë vendore, i pylltarisë dhe i hapësirave rurale.

 

Vizioni ynë është për një bujqësi e agroindustri të qëndrueshme, që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit.

 

Në përputhje me Programin tonë qeverisës dhe me vizionin tonë për ekonominë, po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitetet e reja prodhuese e eksportuese.

 

Dje me ministrin e Financave, lansuam masat për investime në shtim të prodhimtarisë dhe zgjerim të kapaciteteve të tyre. Ju kemi përgjigjur kërkesës së prodhuesve, që shteti t’ju ndihmojë duke ua subvencionuar gjysmën e kamatës.

 

Për subvencionimin prej 20 për qind të kredisë investive, prodhuesi ta zëmë që investon 500 mijë euro në zgjerim të kapaciteteve, do të marrë edhe më shumë se sa kamata që paguan, më saktësisht 100 mijë euro.

 

Mbështetja nuk ndalet me kaq. Secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130 mijë euro tjera shtesë mbi subvencionimin e investimit për të rritur cilësinë e produktit dhe zgjerimin në tregje të reja.

 

Zgjerimi i prodhimtarisë dhe zhvillimi i bujqësisë së Kosovës, zhvillohen më mirë me përkrahjen e fermerëve meritorë.

 

Politikat për bujqësi dhe zhvillim rural për shtatë vite radhazi, janë vendosur e bazuar në plane një vjeçare, në rregulla dhe kritere ad-hoc, që duke qenë ad-hoc, nuk mund të thuhet që kanë qenë me taman rregulla e kritere.

 

Pas tetë viteve pa strategji, Qeveria ka hartuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 dhe është duke e finalizuar Strategjinë 10- vjeçare për pylltarinë 2021-2030.

Çdo avancim i politikave duhet të ketë evidencë të fortë dhe transparencë për të gjithë. 


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është duke ndërtuar paralelisht zbatimin e rendit dhe ligjit, njëkohësisht edhe vendosjen e rregullave dhe kritereve për përkrahjen me subvencione.

Rekomandimet e Zyrës Kombëtarë të Auditimit kanë qenë të qarta.

Ne kemi sjellë ligjshmëri dhe i kemi zbatuar ato me përpikëri. Nuk mjafton vetëm të zbatojmë ligjin, pa i zbatuar edhe rregullat e kriteret.

Thirrjet për subvencione vitin e ardhshëm do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe do të përmbyllen deri në mes të prillit. Sepse investimet në këtë sektorë kaq të rëndësishëm kërkojnë vëmendje dhe kohë në planifikim e zbatim.


Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë obligime ndaj fermerëve në kategorinë e subvencioneve të cilat i kemi adresuar. Me buxhetin e ri të Qeverisë së re, vitin 2022 do ta fillojmë me zero obligime financiare karshi fermerëve. Ndërkaq, përkrahja e cila për një vit kalendarik e arriti vlerë mbi 50 milionë euro, vitin e ardhshëm do të rritët edhe me 11 milionë euro buxhet shtesë për fermerët e prodhuesit vendorë.


Gjithashtu, si qeveri kemi aplikuar në garë ndërkombëtare, për afro 20 milionë euro grant në programin për Bujqësi Globale dhe siguri ushqimore.


Qeveria është në anën e prodhuesve. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim sektorin e bujqësisë dhe fermerët përmes shtimit të fondeve, mbrojtjes së prodhimeve vendore dhe krijimit të një baze me orientim të mirëfilltë drejtë zgjerimit të tregut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM