Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti premton mbështetje për gastronomët dhe shitësit me pakicë

Dhj 4, 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilëve ju premtoi vazhdimin e mbështetjes financiare me masa konkrete të Qeverisë.

Hoti në këtë takim shpalosi pakon e re të mbështetjes në vlerë prej 200 deri 220 milionë euro për tre mujorin e parë të vitit 2021,  ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe ata të Shoqatës së Shitësve me Pakicë, kërkuan nga Kryeministri Hoti rishikimin e mundësisë për zgjatjen e orarit të punës si dhe ndryshime në mënyrën e shpërndarjes së pakos së re të ndihmës për bizneset për vitin 2021.

Në këtë takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit midis Qeverisë dhe komunitetit të biznesit, me qëllim që pasojat e pandemisë Covid-19 të përballohen më lehtë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM