Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Dhj 4, 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në takim kryeministri Hoti dhe ministri Cakaj biseduan për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, për procesin e dialogut Kosovë –Serbi si dhe çështje të tjera në interes të të dyja vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Hoti nënvizoi se në këtë proces nuk mund të ketë marrëveshje parciale, por vetëm një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në kufijtë aktual.

Kryeministri Hoti dhe ministri Cakaj biseduan edhe për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi, ku theksuan nevojën e respektimit të parimeve të Këshillit të Evropës për të drejtat njerëzore dhe kombëtare. Ata rikonfirmuan përkushtimin e të dyja vendeve për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ju pëlqen ky artikull? Klikoni këtu dhe na bëni like në Facebook për më shumë artikuj të tillë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM