Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: “Zgjoi” fiton dy çmime të reja, kësaj radhe në Spanjë

Tet 31, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në kinematografinë kosovare po shkruhet histori e re.

Filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli mori dy çmimet kryesore në edicionin e 66-të të “Valladolid International Film Festival” në Spanjë.

Yllka Gashi është zgjedhur aktorja më e mirë ndërsa “Zgjoi” ka fituar çmimin “Fundos”.

Filmi që tregon historinë e vërtetë të grave të Krushës të cilat refuzojnë t’i dorëzohen tragjedisë së luftës, por marrin në dorë fatin e jetës së tyre dhe me punën e tyre krijojnë një jetë të re për veten dhe familjet, tashmë po i prezentohet gjithë botës.

Storja e tyre po tregohet nga dy gra që po na bëjnë krenarë të gjithëve. Regjisorja Blerta Basholli dhe Yllka Gashi që po inspirojnë shoqërinë tonë me punën e tyre.

Shumë urime dhe suksese tutje, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM