Në pikë kalimin kufitar të Vërmicës oficerët doganor kanë parandaluar futjen e telefonave mobil.
Në pikë kalimin kufitar të Vermice ështe paraqitur kombi-bus me targa kosovare i linjës Prishtinë-Ulqin-Prishtinë, pas pyetjes nga ana e Oficerve doganor personi përgjegjës është përgjigjur qe nuk ka asgjë, pastaj i njëjti automjet është selektuar për kontrollë në vijën e dytë.
Gjatë kontrollës nën karrikë e parë është hasur në mallra të padeklaruara:
Telefona të menqur Samsung Galaxy A32 në sasi prej 10 copë në paketim së bashku me adaptera (mbushëse)
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.