Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell, i shoqëruar nga Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë.
Përveç diskutimeve për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.
Presidentja Osmani theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu. palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.