Build Skills with our trainings

Sign up now!

Plani i rimëkëmbjes, i vonuar por jetik për bizneset private

Sht 21, 2020

Virusi COVID-19 evoluoi në një katastrofë të madhe për qytetarët dhe ekonominë në të gjithë botën. Edhe Kosova gjithashtu u prek nga pandemia.

Për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19, Republika e Kosovës ka marrë disa masa muaj pas muaji. Ai i fundit është mbajtja obligative e maskës jashtë shtëpisë apo vendit ku jetoni, e gjitha kjo sigurisht për të parandaluar përhapjën e virusit. E ata persona të cilët nuk i respektojnë masat, do të dënohen.

Rastet e para në Kosovë u paraqiten më 12 mars, me ç’rast Kosova edhe filloi të ndjek procedurat e shumë shteteve evropiane, të cilat përfshinin mbyllje totale apo kufizim të lëvizjeve për qyetarët e Kosovës.

E gjithë ky karantinim sigurisht ndikoi që ekonomia e vendit tonë të mos jetë në nivele të duhura, me shumë biznese të mbyllura pasi nuk arritën të zhvillojnë aktivitetin e tyre në kohë pandemie e izolimi.

Se Kosova është në një situatë të vështirë ekonomike, pos asaj shëndetësore, e konfirmon edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, duke shtuar se përpos efekteve negative të pandemisë me koronavirus, Kosova po vuan shumë më tepër edhe nga aspekti politik.

“Partitë politike janë mjaftë të përçara mes veti dhe nuk ka aspak unitet politik edhe në kohë të jashtëzakonshme sikurse këto që janë tani. Në qoftë se sot deputetët e parlementit të Kosoves nuk e kanë vullnetin për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare ku Kosova përfiton shumë, është mjerim i madh”.

Në një prononcim për KosovaLive, Gërxhaliu thotë se as nuk duhet të flitet për pakon e rimëkëmbjes ekonomike, kur ky ligj akoma nuk ka kaluar në Kuvend. Në ekonomi mësohet dora e zgjatur e shtetit dhe, sipas tij në këtë drejtim në Kosovë është duke munguar kjo dorë në mbështetje të qytetarëve.

 

“Mos-votimi i deritanishëm i pakos së rimëkëmbjes dëshmon një mjerim që deputetët dhe partitë politike shumë më tepër kanë deklarata të kota sesa konkrete. Kosova kërkon ndihmë urgjente në qoftë se vërtetë deshirojmë të minimizojmë pasojat dhe efektet e kësaj pandemie që do të reflektohen në aspektin ekonomik, integrues dhe social”.

Sa i përket 10% të trustit, Gërxhaliu vazhdon të fajësojë politikbërjen kosovare dhe thotë se kjo është një mashtrim dhe se e ka kundërshtuar dhe e kundërshton, duke shtuar se madje këtë gjë e ka bërë edhe Ambasada Amerikane.

“Nuk ndihmohen më shumë se 160 mijë qytetarë me nga 5 apo 8 euro që marrin nga trusti pensional, ky është një mashtrim politik, pra, me kalimin e kohës do ta kuptojnë edhe qytetarët që është një mashtrim direkt”.

Sipas tij, agjenda politike është dominante në Kosovë.

“ …dhe aty ku ka agjendë politike shumë më tepër tentohet të hijeshohet e kaluara sesa të ndërtohet ardhmëria dhe në këtë drejtim po e shihni se edhe bizneset edhe qytetarët po pësojnë çdo ditë e më tepër”.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi thotë se ligji për rimëkëmbje ekonomike ofron mundësinë që të menjanojnë dëmin ekonomik dhe riparojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe këtë duhet ta bëjnë Qeveria së bashku me parlamentin.

Bislimi kështu edhe fton deputetët e Kuvendit të Kosovës që të reflektojnë pozitivisht mbi nevojat e vendit dhe qytetarëve, duke bërë aprovimin e këtij ligji, pasi që përfituesit kryesor me implementimin e këtyre masave do të ishin vet qytetarët.

Bislimi ka mendim ndryshe sa i përket çështjës së 10 përqindshit nga Trusti, dhe se kjo është mundësi e mirë për ndihmë direkte ndaj secilit qytetetar.

“Vetëm nga kjo komponentë e ligjit pritet të futen në ekonominë e vendit tone rreth 200 milionë euro, nëse secili kontribues i Trustit bën këtë tërheqje”.

Edhe Bislimi pajtohet se duhet përkrahur bizneset dhe sektori privat.

 “Është koha e fundit që Qeveria e Kosovës dhe secili institucion shtetëror duhet të bëjë të pamundurën që jo vetëm të shpëtojmë bizneset me vështirësi të krijuara nga pandemia, por të përkrahim ato të funksionojnë e të rriten sa më shumë që të jetë e mundur”.

Bislimi shprehet se çështja e pandemisë dhe e ligjit në fjalë nuk është çështje politike dhe nuk duhet politizuar, as opozita e as pozita nuk duhet të luftojnë për të marrë bajrakun në këtë situatë.

“Uroj që deputetët të bëjnë këtë ndarje dhe të vendosin në të mirë të qytetarëve të vendit”, shprehet deputeti i LDK-së.

Në kundërshtim me deputetin Bislimi është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, i cili thekson se Kosovës dhe ekonomisë së vendit i duhet ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

“Kosovës i duhet një ligj i mirë që përfshinë të gjitha sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat sot perballet çdo biznes dhe ekonomi familjare. Duhet një ligj i cili i trajton dhe subvencionon  sektorët e prekur nga pandemia”, thotë Shala.

Mirëpo, ai nuk pajtohet me ligjin e propozuar deri më tani dhe thotë se fatkeqësisht ligji i propozuar nuk përfshinë karakteristikat e nevojshme, pra, nuk është gjithëpërfshirës për sferat ekonomike dhe nuk premton rimëkëmbje siç proklamohet.

“Në mungesë të transparencës dhe konsensusit në debat që duhet t’i printe qeveria dhe koalicioni qeverisës, ligji është vonuar së tepërmi. Është përgjegjësi ekskluzive e koalicionit qeverisës që për çështje të tilla të rëndësisë së veçantë për ekonominë e vendit”, shprehet deputeti i PDK-së.

Shala gjithashtu thotë se përpos gjithash në kuadër të ksaj pakoje ka shumë veprime mashtruese që i bëhen ekonomive familjare dhe sektorit privat.

“Është krijuar perceptim i gabuar për opinionin publik që kjo pako është shpërimtare”.

Edhe pse Shala thotë se ligji nuk do të ketë efektet e dëshiruara, megjithatë ai duhet të leshohet në treg pasi që do të dhurojë qindra miliona euro me ç’rast do të ketë efekte pozitive por me një shkallë të lartë të rrezikut.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM