Build Skills with our trainings

Sign up now!

Odat Amerikane të Evropës të përkushtuara ndaj ndryshimeve klimatike

Nën 2, 2021

Këshilli Evropian i Odave Amerikane, pjesë e të cilit është edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerësojnë se Samiti COP26 në Glasgow, në të cilin janë mbledhur liderët globalë për të përshpejtuar veprimet drejt arritjes së objektivave të Marrëveshjes së Parisit, shënon një moment historik thelbësor për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta ndërsa fillojmë të shohim pasojat konkrete të ndryshimeve klimatike në të gjithë globin.

Si përfaqësues të komunitetit të biznesit transatlantik në Evropë, Odat Amerikane të Evropës, mbështesin plotësisht objektivat e konferencës COP26, si dhe objektivat e reduktimit të emetimeve të përcaktuara me Marrëveshjen e Parisit. Odat shprehin besimin se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të arritur objektivat globale të neutralitetit të klimës dhe se vetëm përmes dialogut të vazhdueshëm të përbashkët midis liderëve botërorë, nga vendet e zhvilluara tek vendet në zhvillim, nga SME-të te korporatat globale, mund të arrijmë kalimin në një ekonomi neutrale ndaj karbonit që do të sjellë përfitime për jetën e njerëzve.

Partneriteti transatlantik në agjendën e klimës do të jetë parësor. Ndër emetuesit më të mëdhenj në botë, ekonomitë transatlantike duhet të udhëheqin me shembull dhe të përdorin ndikimin e tyre global për të sjellë aleatët dhe partnerët në garën drejt zeros neto. Në emetimin e bonove të gjelbra, Evropa dhe SHBA tashmë po marrin drejtimin, pasi kanë emetuar 80% të të gjitha obligacioneve të gjelbra në vitin 2020.

Industria tashmë po kontribuon në zbutjen e ndryshimeve klimatike në mbarë botën, duke zhvilluar teknologji të reja me karbon të ulët, duke mbështetur financimin e gjelbër dhe duke reduktuar gjurmën e tyre mjedisore. Megjithatë, bashkënënshkruesit janë të vetëdijshëm se duhet bërë më shumë dhe janë të gatshëm të punojnë së bashku me politikëbërësit për ta bërë të suksesshëm tranzicionin e gjelbër.

Si blerësit kryesorë të energjisë së rinovueshme evropiane, komuniteti i biznesit transatlantik në Evropë ka qenë dhe mbetet i përkushtuar në mënyrë të palëkundur për të luajtur një rol në avancimin e objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe për të arritur një tranzicion të suksesshëm të gjelbër që kombinon qëndrueshmërinë dhe prosperitetin, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM