U. D. ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur në takim mikpritës komandantin e ri të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneralmajor Ferenc Kajári.
Ajo i uroi suksese Gjeneral Majorit në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për rolin e KFOR-it në mbështetjen e vazhduar ndaj komuniteteve në Kosovë dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë COVID-19.
U bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.
Ministrja Gexha dhe Gjeneralmajori Kajári kanë vlerësuar se vaksinimi kundër Covid-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.