Build Skills with our trainings

Sign up now!

SBASHK prezanton shqetësimet lidhur me Ligjin e pagave

Nën 4, 2021

Përfaqësuesit e SBASHK-ut  në takimin e sotëm e kanë informuar ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci lidhur me shqetësimet dhe kërkesat aktuale të anëtarësisë  duke u ndalur veçmas te fati i Ligjit të pagave e duke kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatis sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar në Parlamentin e Kosovës.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me Ministrin Hekuran Murati  dhe me Kryeministrin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog  me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale.

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe me ministrin Murati, por  edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për veprime sindikale. 

Ata po ashtu i kanë deklaruar ministres Nagavci se kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndajë një mbështetje buxhetore, së paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve. 

Ministrja Nagavci është shprehur se do të analizojë me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut, ministrit Murati, por edhe të Qeverisë së Kosovës në tërësi, thuhet në komunikatën për media e SBAShK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM