Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Më 5 nëntor fillon vaksinimi kundër COVID-19 kudo në Kosovë, pa termine

Nën 4, 2021

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga nesër ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.

Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim.

Gjithashtu, MSh rikujton se këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.

MSh u bën thirrje qytetarëve që ta kompletojnë procesin e vaksinimit duke i marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeçe e lart.

Në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM