Build Skills with our trainings

Sign up now!

FMN publikon raportin e Artikullit IV për Kosovën

Nën 5, 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përmbyllur Misionin e Artikullit IV në Kosovë për vitin 2021, me të cilin rast ka prezantuar një deklaratë përmbyllëse.

FMN-ja ka vlerësuar qëndrueshmërinë e sektorit bankar. Kjo shprehet nëpërmjet niveleve të larta të kapitalit dhe të likuiditetit, në njërën anë si dhe kredive joperformuese në nivele të ulëta, në anën tjetër, të cilat janë pjesërisht si rezultat i  masave të ndërmarra nga BQK-ja lidhur me pandeminë.

Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues  për Artikullin IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për ristrukturimin e kredive kanë mundësuar rritjen e kreditimit, të cilat do të kenë rritje vjetore prej mbi 10% gjatë vitit 2021.

Më tutje deklarata përmbyllëse e FMN-së përcakton edhe prioritetet e politikës financiare siç janë: ruajtja e pavarësisë së Bankës Qendrore, kompletimi sa më i shpejtë i Bordit të Bankës Qendrore, rritja e mëtutjeshme e Fondit Emergjent të Likuiditetit, i cili mund të bëhet nga ndarja e re e SDR-ve (special drawing rights), si dhe vazhdimi i monitorimit të rrezikut kreditor, sidomos në zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së për të analizuar rrezikun e bankave në kontekst të aplikimit të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 9, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

 

https://www.imf.org/en/News/Articles/2021/11/05/pr21321-kosovo-imf-staff-completes-2021-article-iv-mission

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM