Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Mbahet koncerti me këngë dhe valle të vjetra autoktone “Trashëgimia Shpirtërore Rome”

Nën 8, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se është mbajtur koncerti me këngë dhe valle të vjetra autoktone “Trashëgimia Shpirtërore Rome”, organizuar në kuadër të ditës ndërkombëtare të gjuhës rome.

Me mbështetje të MKRS, ansambli më i vjetër rom në Ballkan “Durmish Aslano” është rikthyer në skenë pas 10 vitesh.

Këngët e vjetra, të shoqëruara nga muzika autoktone që konsiderohen trashëgimi për më shumë se 200 vite, me një program shumë cilësor u prezantuan para qytetarëve në këtë koncert që u mbajt në Prizren.

Në këtë ngjarje morën pjesë, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Erxhan Galushi, zëvendësministri i MKRS, Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit Onur Canhasi, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM