Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT mban ligjëratë në AUK për ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kosovë

Nën 9, 2021

Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve ka mbajtur sot ligjëratë me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, me temën “Ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kosovë”.

Ligjërata është mbajtur për studentët e lëndës së financave publike, me ç’rast udhëheqësja e divizionit të Makroekonomisë, Esida Bujupi ka bërë prezantimin mbi rolin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, konkretisht përgjegjësitë e Divizionit të Makroekonomisë për politika makroekonomike, si dhe performancën e ekonomisë përgjatë 2020 dhe 2021.

Studentët pjesëmarrës në këtë ligjëratë bashkë me ligjëruesen diskutuan për pasigurinë e lartë në fillimin e pandemisë, sfidat kryesore në parashikim dhe politikbërje, si dhe reagimin përmes politikave. Ata gjithashtu ranë dakord që rreziqet/tronditjet e papritura të jashtme mund të krijojnë sfida të konsiderueshme fiskale dhe të qeverisjes, por se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.

Ligjërata e mbajtur në Universitetin Amerikan është organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Divizioni i Makroekonomisë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Që nga qershori i këtij viti, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar të mbajë ligjërata në universitetet private dhe publike në Kosovë për të zgjeruar njohuritë e ekonomistëve të ardhshëm, si dhe për të rritur ndërveprimin e politikbërjes publike me akademinë, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM