Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës arreston tre persona të dyshuar për falsifikim parash

Nën 10, 2021

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka realizuar një urdhërkontroll në tri lokacione. Gjatë realizimit të këtij urdhërkontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë”

Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.

Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme se:

Të dyshuarit H.SH (1987), L.Q. (2003) dhe H.L. kanë vënë në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar dhe me këto veprime kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” nga neni 296 i KRPK-së.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon te hetohet nga NJRHKEK Gjakovë, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM