Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mbi 15 kg substancë narkotike

Nën 13, 2021

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, më 12.11.2021, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike.

Policia në Milloshevë, ka ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM