Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Nexhmije Pagarusha portretizohet me mural në Prishtinë

Nën 12, 2021

Murali me portretin e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha po i jep jetë hapësirës prapa Ministrisë së Kulturës dhe pranë Filharmonisë së Kosovës.

Atë e kanë punuar dy artistë nga Spanja, në kuadër të MuralFest, festival ky i cili me punën që po bëhet ndër vite, po i jep ngjyrë qyteteve të Kosovës.

Është kënaqësi të shohësh që një prej figurave më të shquara të artit në vend po nderohet në këtë formë, duke promovuar kështu trashëgiminë dhe kulturën tonë.

Muralin nga afër gjatë ditës e pa edhe Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ndërsa zëvendësministri, Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit, Onur Canhasi morën pjesë në ngjarjen e përurimit, ku të pranishëm ishin pjestarë të familjes Pagarusha, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtoresha e MuralFest, Lebibe Topalli, drejtori i kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha dhe qytetarë e artdashës.

Të pranishmit ndoqën një performancë nga OJQ Kori \”Nexhmije Pagarusha\”, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM