Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arti i trupit” – mes paragjykimeve dhe tolerancës e pranimit

Qer 20, 2019

Tatuazhet sot janë një mënyrë e të shprehurit  të asaj që njerëzit ndjejnë, apo thjesht paraqesin dëshirën e dikujt për ta dekoruar trupin e tyre siç ata duan.
Çfarë shprehin tatuazhet në shoqërinë kosovare, për KosovaLive ka folur Alaudin Murturi,  i cili tash e sa vite e praktikon artin e trupit në kryeqytetin e Kosovës, në studion e tij ”Prishtina INK Tattoo”, në Prishtinë. Duke kujtuar se tatuazhi është një art që ka filluar shumë moti, ai thotë se në shoqërinë kosovare më herët ka qenë tabu dhe ata që e kanë bërë janë parë me një sy tjetër nga familja dhe rrethi ku kanë jetuar.

Mirëpo, sipas Murturit,  me kalimin e kohës tashmë edhe në Kosovë arti i trupit është më i pranueshëm, sidomos në vitet e fundit.

“Më herët ka qenë simbol për t’u dalluar nga të tjerët, më vonë ka filluar nga dëshira që ta mbajnë gjithmonë pas vetes, në vend të byzylykëve”, thotë Murturi.

Ata që kishin tatuazhe, sipas Murturit, shikoheshin me shumë paragjykim dhe konsideroheshin  individë më të rrezikshëm,  të “rrugëve”.

E këtë e dëshmon edhe historiku i artit të trupit. Në Kinë, në shekullin e XII, ishte bërë një nga veprat klasike kineze “Anës së ujit”, me disa banditë të malit.

“Më herët ka qenë shumë paragjykuese, ato i mbanin  njerëzit më të rrezikshëm, ndërsa, në dy vitet e fundit nuk paragjykohet shumë në zonën  e Prishtinës, ndërsa në vende rurale paragjykohet, por kanë filluar ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë lloj arti”, shprehet artisti.

Ndërsa, sa i përket grupmoshave në Prishtinë, sipas tij nuk ka ndonjë moshë të caktuar nga të interesuarit për tatuazhe.

“Grupmoshat që janë të interesuar për tatuazhe janë që nga 16 vjet deri në moshën 80 vjeçare, ndërsa ata që e frekuentojnë më shumë janë moshat nga 18 deri në 35 vjet”, tha ai.

Ai thotë se personave nën moshën 18 vjeçare nuk u bëjnë tatuazhe pa lejen e prindërve, edhe pse  ka të interesuar të shumtë nga mosha 16 vjeçare.
Tatuazhet janë një “vulë”, që do ta mbash për tërë jetën, edhe pse sot është avancuar shkenca dhe mjekësia, prapëseprapë aty do të mbetet një shenjë që shihet.

Se a pendohen të rinjtë për bërjen e tatuazhave, Murturi thotë se janë disa raste që duan t’i largojnë ato.

“Ka raste kur vijnë dhe kërkojnë të bëjnë tatuazh datën e fejesës, emrat e të e dashurës ose të dashurit dhe pastaj kërkojnë që ta largojnë atë, në rastet kur përfundon lidhja”, tregoi Murturi.

Ai përfundoi se te pendimi luan rol shumë të madh edhe përzgjedhja e artistit dhe dizajni i tatuazhit.

E.Gj. (e cila ka dashur të mbetet anonime), nga Prishtina tregon për KosovaLive se kishte  vendosur ta bëjë një tatuazh në këmbën e djathtë, përmbi nyjën e këmbës, një  zog, i cili, sipas saj, tregon lirinë dhe pavarësinë e secilit.

“Më herët, ka  pasur paragjykuese, tash shoqëria dhe rrethi nuk të shohin ndryshe pse ke një tatuazh, dhe, tashmë, unë mendoj ta bëj edhe një tatuazh tjetër”, u shpreh ajo.

Ndërsa, studentja Sadije Krasniqi, nga Lipjani, thotë se arti i trupit në Kosovë është ende tabu dhe se duhet të kalojë kohë për të ndryshuar kjo gjendje.
Ajo nuk ka asnjë tatuazh dhe as që mendon se do të ketë në të ardhmen, edhe pse nuk i paragjykon të tjerët që kanë tatuazh ose ndonjë simbol në trupin e tyre.

“Nuk paragjykoj askënd pse ka një tatuazh, mirëpo, gjërat e shenjta që ke në jetë, mendoj se është e rrugës që t’i mbash për vete dhe t’i bësh “tatuazh” në zemër, andaj, nuk guxoj të ik nga vetja dhe të marr një hap të tillë”, thotë Krasniqi.

Nga ana tjetër, thotë se ka shumë figura artistike të cilat i pëlqejnë se si i bëjnë artistët e artit të trupit, dhe i çmon ata për guximin e tyre.

“Njerëzit, e sidomos femrat, paragjykohen në shumë mënyra, jo vetëm nga tatuazhet. Paragjykohen për veshje, për grim, për nga stili i flokëve, e shumë arsye tjera. Andaj, ta bëjmë atë që dëshirojmë, sepse fakti pse je më ndryshe nuk të bën të papranueshëm në shoqëri”, shprehet Krasniqi.

Fitore Bekteshi

Ky artikull është prodhuar nga KosovaLive në kuadër të projektit Womedia i cili financohet nga Swiss Agency for Development and Cooperation dhe implementohet nga Enhancing Youth Employment.Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e donatorëve.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM