Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Nënshkruhen tri marrëveshje mes dy Ministrive të Brendshme të Kosovës dhe Shqipërisë

Nën 26, 2021

Në Elbasan sot është mbajtur mbledhja e përbashkët, e shtata me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të kësaj mbledhje Ministritë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nënshkruan tri marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshjet u nënshkruan nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Këto marrëveshje janë në harmoni me legjislacionin vendor të dy shteteve dhe legjislacionin e BE-së.

Me marrëveshjen për rregullat e Trafikut Lokal Kufitar, do të definohet lëvizja e lirë e banorëve të brezit kufitar. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, banorët do të kenë mundësi të lëvizin me lejekalimi të veçanta në zonat kufitare të përcaktuara përgjatë tërë vijës kufitare mes dy vendeve në brendësi të territorit deri në 30 km. Lëvizja e lirë do të lehtësojë jetën e banorëve të brezit kufitar të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike e arsimore mes vete. Nxënësit do ta kenë më të lehtë qasjen në shkollim. Do të hapen pika kufitare të përkohshme kalimi kudo që paraqitet nevoja për festa, aktivitete kulturore, sportive apo emergjenca. Do të zhvillohet ekonomia lokale, turizmi agrar, do të rriten shkëmbimet mes dy vendeve e do të ngritet bashkëpunimi kulturor. Do të krijohet një perspektivë e re më e mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare të dy vendeve. 

 

Marrëveshja për ri-kategorizimin e pikës kufitare Krushevë – Shishtavec, do ta kalojë pikën kufitare nga kategoria C në B dhe do të jetë pikë e rregullt e kalimit kufitar me kapacitet të plotë pune 24/7. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje, do të përcaktohet se Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të punojë në orar 24/7 për trafik kufitar të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave jo – komerciale. Objekti i ri i Pikës së përbashkët kufitare tashmë është ndërtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, në Shishtavec dhe është i gatshëm për funksionim. Pika e Përbashkët e Kalimit Kufitar do të fillojë të funksionojë sipas kategorisë B të përcaktuar në këtë marrëveshje, menjëherë pas hyrjes në fuqi të së njëjtës. 

 

Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeqëndrimeve, do të prodhojë lehtësira në marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm i cili tani do të merret për 5 vite; Do të ketë lehtësira në kriteret dhe heqje të barrierave burokratike. Në këtë mënyrë, shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në pesë (5) vite për ndonjërën nga arsyet në vijim: ribashkimit familjar; arsimit parauniversitar ose arsimit të lartë; kërkime shkencore; Arsye humanitare, duke përfshirë refugjatët, personat nën mbrojtje plotësuese, dhe personat me status të pa shtetësisë; viktimat e trafikimit me njerëz ose viktimave të kontrabandës me migrant dhe të huajt të cilët kanë shprehur vullnet të bashkëpunimit me autoritete kompetente; punës; dhe punësimit të punëtorit të sistemuar, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM