Me ndarjen e çmimeve ka përfunduar mbrëmë nata e tretë, nata finale e edicionit të 32 të Festivalit “Hasi Jehon”. Juria e përbërë nga Sami Piraj (kryetar i Jurisë), Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të Festivalit. Samir Piraj, kryetar i Komisionit tha në fjalën e tij se “Festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore”.
“ Edhe ky edicion është spikatë me shumë karakteristika që e shenjëzojnë si një ngjarje të shënuar kulturore. Natyrisht, e ka pas shumë vështirë të qëndroj në ballë të problemeve të cilat janë praktikisht të pranishme në jetën tonë siç është Covid 19 dhe problemet tjera. Megjithatë ka shumë karakteristika që e shenjëzojnë si Festivalin unikat tash për tash në Kosovë dhe ky eveniment, kjo ngajrje kulturore shpresoj që të jetë pjesë e ruajtjes insttitucionale të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale. E them për shumë arsye dhe njëra ndër to është organizimi kaq dinjitoz i Ansamblit “Malësori” si gjenerator faktikisht realizues i këtij Festivali në krye me kryetarin Haziz Hodaj” tha Sami Piraj.
Ai në vazhdim i shpalosi çmimet.
Çmimin “Malësori” e fitoi Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit
Çmimi “Malësorja” iu nda për Ansamblin “Deçani” nga Deçani
Çmimi “Lahuta” iu nda Ansamblit “Bresana” nga Bresana
Çmimi “Nazmije Totaj” iu nda këngëtares Mamure Belaj nga Kaçaniku
Ritali më objektiv Ansambli “Bresana” nga Bresana
Grupi më i dalluar i rapsodëve nga “Hajvalia” nga Hajvalia
Kostumet autoktone “Deçani” nga Deçani
Koreografia më e mirë Ansambli “Bajram Curri” Prishtinë
Grupi më i mirë i vallltarëve “Anamorava” Viti
Dyshja më e mirë e valltarëve dyshja e Ansamblit “Deçani” nga Deçani
Vallatarja më e mirë Rilindë Gjonbalaj “Vuthaj” Mal i Zi
Valltari më i mirë Fahri Musa nga Ansambli “Anamorava” Viti
Rapsodi më i dalluar Përparim Brati nga Kruma
Orkestra më e dalluar “Bajram Curri” Prishtinë
Instrumentisti i dalluar I takon Muharrem Dibrës nga Kruma e Shqipërisë, thuhet në komunikatën për media e Hasi Jehon 2021.