Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 28.11.2021.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.
Në total numri i rasteve aktive është 335.