Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK: Nuk ka drejtësi për gratë kur nuk ka dënime për vrasësit

Dhj 1, 2021

Gjatë ditës së djeshme u bë publiklajmi se Gjykata e Apelit ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajt për Naser Pajazitajn, i cili e ka vrarë bashkëshorten e tij, Donjeta Pajazitajn.

Vendime si ky vetëm sa motivojnë dhunuesit e vrasësit e grave, kurse demotivojnë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë për t’i raportuar krimet e për të kërkuar drejtësi për to.

Për më tepër, Rrejti i Grave të Kosovës (RrGK) rikujton se përveç Kodit Penal të Kosovës, edhe Konventa e Stambollit, e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kërkon nga institucionet e drejtësisë që të mbrojnë viktimat e dhunës gjinore dhe të dënojnë pa kompromis dhunuesit e vrasësit e grave.

Përmes kësaj kumtese, RrGK kërkon që të merren parasysh të gjitha rrethanat rënduese në rastin e Naser Pajazitajt dhe të kthehet në fuqi dënimi me burgim të përjetëshëm për të. Po ashtu, procesi nuk duhet të lë hapësirë për rigjykim.

Që prej vrasjes së Donjeta Pajazitajt, RrGK ka bërë përpjekje të vazhdueshme përmes protestave, monitorimeve dher eagimeve, duke bërë thirrje që drejtësia të vihet në vend dhe vrasësi të marrë dënimin e merituar.

RrGK do ta monitorojë edhe këtë rast për së afërmi dhe do të kërkojë drejtësi për Donjeta Pajazitajn, dhe për secilën grua të dhunuar e të vrarë, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM