Build Skills with our trainings

Sign up now!

Me dekret të presidentes Osmani avancohet në gradën gjenerallejtënant Bashkim Jashari

Dhj 13, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë shtetërore, gradoi sot Komandantin e FSK-së, gjeneral major Bashkim Jasharin, në gradën Gjenerallejtënant.

Me këtë rast, Presidentja Osmani-Sadriu tha se tashmë gjeneral Jashari është graduar në gradën më të lartë dhe u shpreh e bindur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të udhëhiqet nga ai me profesionalizëm dhe nder.

“Kjo gradë bartë një detyrim të madh dhe jam e bindur si Presidente e vendit së bashku me qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim se me aftësinë tuaj do të udhëhiqni me nder, krenari dhe integritet një Forcë e cila është ndërtuar mbi një sakrificë të madhe të popullit tonë”, theksoi Presidentja Osmani-Sadriu në këtë ceremoni.

Në këtë ceremoni gjithashtu morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i FSK-së, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM