Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Mbrohuni nga gripi sezonal

Dhj 19, 2021

Ministria e Shëndetësisë në postimin në Facebook ka bërë të ditur se gripi sezonal është përhapur në tërë Kosovën dhe për këtë shkak ka dhënë instruksione se si duhet mbrojtur.

 

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

 

Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

 

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)

 

Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

 

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!

 

Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

 

Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

 

Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

 

Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

 

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

 

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

 

#VAKSINOHUNI

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM