Ministria e Shëndetësisë bën të diur se javëve të fundit në shumë vende të botës është shfaqur varianti i ri, Omicron, i virusit Corona, të cilin OBSh e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.
Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.
Të dashur qytetarë,
Dhjetori na gjen me situatën epidemiologjike relativisht të qetë, mirëpo nën rrezikun e lartë për një valë të re gjatë javëve në vijim, gjë që na detyron përsëri të rrisim vigjilencën tonë.
Si gjithnjë, do t’i mirëpresim mërgimtarët tanë, sepse janë pjesë integrale e shoqërisë sonë, megjithëse edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet masive, sepse paraqesin rrezik të lartë në këtë situatë.
Dhe, më e rëndësishme, javëve të fundit në shumë vende është shfaqur varianti i ri, Omicron, i virusit Corona, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “variant shqetësues” dhe ka paralajmëruar mundësinë e “pasojave të rënda” nga valët e shkaktuara prej këtij varianti.
Për shkak se këto rreziqe mund të fillojnë të shfaqen brenda ditësh, zbatimi më efikas i masave është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe çështje urgjente.
Ndërkohë që secili nga ne të zbatoj masat, le të inkurajojmë njëri tjetrin për t’u vaksinuar me të dy dozat, e kur të iu vie radha edhe dozën përforcuese/të tretë. Tashmë është shumë lehtë: pa termin, kudo dhe pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.
Ministria e Shëndetësisë nuk njeh detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion.
Për këtë arsye janë ndërmarrur masat kufizuese, edhe brenda vendit, edhe në pikat kufitare, duke marrë parasysh rreziqet e lartpërmendura.
Megjithatë, jemi vazhdimisht duke shqyrtuar të dhënat më të reja të analizës epidemiologjike dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbi të cilat ne do të përditësojmë masat, konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë.
Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë angazhohet që në momentin e parë që rreziqet e lartpërmendura zbuten, apo dalin të jenë më pak serioze sesa po duken fillimisht, Qeverisë së Republikës së Kosovës do të i propozohen masat e reja lehtësuese, gjithmonë pa e rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Bashkë ia dalim” është sllogani i fushatës së vaksinimit, dhe besojmë që përgjithësisht në përballjen me Covid-19 ja dalim vetëm bashkë, pasi që para së gjithash ne jemi këtu për të mbrojtur shëndetin publik dhe jetën e secilit qytetar nga rreziku që vie nga Covid-19, andaj një përpjekje e përbashkët e qytetarëve dhe veprimtarive socio-ekononomike në zbatimin e masave aktuale antiCovid e lehtëson ndërmarrjen e lirimit eventual të masave në funksion të veprimit më dinamik të ekonomisë dhe jetës sociale.