Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qendrat e Vaksinimit zhvendosen nga 1 “Tetori” në QKMF nr. 7 në lagjen Kalabria, ish Emshir

Dhj 20, 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se pothuajse në të gjitha komunat ka përfunduar plani i zhvendosjes së qendrave të vaksinimit nga qendrat e mëhershme në hapësira (kryesisht) të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, QMF, apo hapësira adekuate të cilat janë përcaktuar si më të përshtatshme për vijimin e vaksinimit nga komunat.

Sa i përket komunës së Prishtinës, siç është njoftuar edhe ditëve të kaluara, nga sot ekipet e vaksinimit që kanë vaksinuar në sallën “1 Tetori” do të vaksinojnë qytetarë në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen Kalabria në Prishtinë (ish-Emshir).

Me kalimin e ekipeve të vaksinimit për Prishtinën në këtë qendër, salla “1 Tetori” do t’i kthehet veprimtarisë së vet primare.

Prandaj, luten qytetarët e komunës së Prishtinës që si për vaksinimin kundër COVID-19, ashtu edhe për vaksinimin kundër Gripit sezonal, të shkojnë në QMF nr. 7 në lagjen Kalabria.

Në komunat e tjera, lokacionet e vaksinimit i gjeni të bashkëngjitura në linkun në vijim, ku lista e lokacioneve mund të pësojë ndryshime, me që disa komuna janë në zhvendosje e sipër të qendrave të vaksinimit në hapësirat e reja, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

Linku: (Lokacionet e vaksinimit)

https://msh.rks-gov.net/sq/lokacionet-e-qendrave-te-vaksinimit/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM