Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se filmi “Zgjoi” nga Blerta Basholli fut Kosovën për herë të parë në rrethin e ngushtë për nominim për filma të gjatë të Akademisë OSCARS.
Fituesi i trefishtë në Sundance dhe i shumë çmimeve të rëndësishme, është në kuadër të 15 filmave botërorë që do të vazhdojnë garën drejt OSCARS në kategorinë Best International Feature Film, thuhet në postimin në Facebook të QKK-së.
Linku zyrtar i OSCARS:
https://www.oscars.org/oscars/94th-oscars-shortlists
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar për sukses të jashtëzakonshëm hyrjen e filmit “Zgjoi” në listë e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars, thuhet në postimin e saj në Facebook.
“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.
Bravo!
Me ju drejt majave!






