Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEDS: Platformat për njoftimet e konsumatorëve për kufizimet e energjisë elektrike

Dhj 24, 2021

Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve. Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.

Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.

Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS. Në hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit në mënyrë që të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë.

Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme, thuhet në faqen zyrtare të KEDS-it.

 

Ju lutem gjeni manualet e përdorimit të te dy platformave dhe si t’i qaseni atyre:

  1. Udhëzuesi për aplikacionin eKesco
  2. Kufizimet e planifikuara në hartë

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM