Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’

Dhj 25, 2021

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan, ka zhvilluar hetime disa mujore lidhur dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Komunën e Novobërdës. Duke përfunduar me dyshime të arsyeshme se një kompani private me seli në Prishtinë, përmes falsifikimit të dokumenteve edhe pse e pa licencuar nga AKPM-ja, në vazhdimësi ka bërë furnizimin me barna dhe produkte të tjera medicinale QKMF-të e komunës së Novobërdës.

Gjatë hetimeve të zhvilluara janë siguruar dëshmi (fatura) të cilat krijojnë dyshime se kompania e lartshënuar kinse ka furnizuar QKMF-të e Novobërdës me produkte medicinale në vlerë prej 2,000.00 (dymijë) €, e që në fakt këto furnizime (fatura të siguruara) kanë qenë fiktive për të cilat janë mare paratë nga Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Novobërdës, por për to asnjëherë nuk ishin pranuar barna apo produktet tjera medicinale nga QKMF-të e Novobërdës.

Në lidhje me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar: ish drejtori i Shëndetësisë në K.K. Novobërdë T. S., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) dhe pronari i kompanisë nga Prishtina A. R., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar). Bazuar në të gjeturat e hetimit, i dyshuari T.S. në cilësinë e Drejtorit të Shëndetësisë në K.K. Novobërdë me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërsa pronari i kompanisë private me veprimet e tij dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pas përfundimit të intervistave, dy të dyshuarit e lartshënuar me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 ore dhe janë dërguar në qendrën e ndalimit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM