Oficerët doganor kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është inicuar procedura kundervajtëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.