Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Tre muaj nga marrja e dozës së dytë, të merret doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19

Dhj 27, 2021

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.

Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë.

Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

#VAKSINOHU

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM