Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani kërkon nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Dhj 28, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.

Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, presidentja Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM