Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Akar: Turqia bën përpjekje për integrimin e Kosovës në organizatat euroatlantike

Dhj 28, 2021

Me nderime të larta ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, me delegacionin e tij.

Fillimisht, ministri Mehaj i shprehu mirëseardhje homologut të tij turk dhe e falënderoi Republikën e Turqisë për kontributin që ka dhënë deri më tani për shtetin e Kosovës.

“Populli i Kosovës asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë që ka dhënë në ditët tona më të vështira, por gjithashtu e falënderojmë edhe për kontributin e madh që po jep në ngritjen e kapaciteteve ushtarake”, tha ministri Mehaj.

Më tej, të dy ministrat biseduan lidhur me tema të ndryshme sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes jo vetëm në Kosovë por në rajon dhe më gjerë, ku me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi ministrin Akar për kontributin e kontingjentit të forcave turke në kuadër të KFOR-it për paqen dhe sigurinë në vend.

Në këtë takim u bisedua edhe për shkëmbim të përvojave në sferën e edukimit, trajnimit të personelit ushtarak, gjithashtu edhe për pjesëmarrje në ushtrime të përbashkëta ushtarake. Gjithashtu, u bisedua lidhur me mbështetjen e Republikën e Kosovës në integrimin në organizata euroatlantike.

“Përderisa bashkëpunimi në mes të dy vendeve tona po thellohet çdo ditë e më shumë, shteti i Turqisë po bën përpjekje të mëdha në integrimin e Kosovës në organizatat euroatlantike”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se hapat që ka marrë Republika e Kosovës deri më tani në fushën e diplomacisë së mbrojtjes, janë shumë të rëndësishëm.

Ministri Akar vazhdon vizitën e tij zyrtare me takimet e planifikuara edhe me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM